11.8 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Suharekë: Rrahu vajzën dhe gruan, lëshohet në “procedurë të rregullt”

- Advertisement -

Në Suharekë, babai rrahu vajzën dhe gruan e tij. Vajza e lajmëroi rastin në polici, për dhunë fizike. Të dyshuarit iu gjet edhe pushkë, por ai pas intervistimit në polici u lëshua në ‘procedurë të rregullt’. Pra, u kthye në shtëpi, pa iu caktuar asnjë masë.

Raporti i Policisë:

“Suharekë 24.05.2025, 11:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe nënës së saj. Në vendim e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore e cila ishte e dëmtuar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”

Të ngjashme

Të fundit