0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Suharekë: Rrahë gruan, kur arrestohet i sekuestrohen arma me fishekë

- Advertisement -

Është arrestuar një person të premten në fshatin Greikoc të Suharekës pasi dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij e ka rrahur atë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ia ka gjetur një armë pa leje.

Po shtu, policia ka konfiksuar edhe: një pistoletë e llojit EKOL specila e kalibrit 9mm, një karikator i armës dhe dymbëdhjetë copë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Prizren,  16 dhjetor 2023

Me datën 15.12.2023 Stacioni Policor Suharekë përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Greikoc është një rast i dhunës në familje.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur thirrjes duke lokalizuar lokacionin, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë gjatë hetimit të rastit të dhunës në familje ka gjetur prova se i dyshuari Xh.L. i vitit të lindjes 1963 posedon armë pa leje.

Me leje të prokurorit të shtetit, sektori i hetimeve ka realizuar një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

  • Një pistoletë e llojit EKOL specila e kalibrit 9mm,
  • Një karikator i armës dhe
  • Dymbëdhjetë copë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ .

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit