FC Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Phoenix-it në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë në futboll.
Golin e fitores për Suharekën e ka shënuar Fitim Susuri në pjesën e parë të ndeshjes.
Me këtë fitore, FC Suhareka është në vendin e parë duke marshuar sigurt drejt inkuadrimit në Superligën e Kosovës.
Ndeshjen e radhës, FC Suhareka e luan kundër Trepça ’89.