Home Sport Suhareka nesër luan ndaj Phoenix-it për pikë të plota

Suhareka nesër luan ndaj Phoenix-it për pikë të plota

0
Suhareka nesër luan ndaj Phoenix-it për pikë të plota

Lideri i Raiffaisen Liga e Parë e Kosovës në futboll, FC Suhareka nesër (e hënë) e pret në shtëpi FC Phoenix.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 15:00, ku FC Suhareka synon pikët e plota, duke ecur sigurt drejt inkuadrimit në Supërligën e Kosovës në futboll.

Sikurse në ndeshjet e kaluara, edhe këtë ndeshje, lojtarët e FC Suhareka e kanë marrë seriozisht duke vazhduar me përgatitje intensive.

Kujtojmë se president i FC Suhareka është Rrustem Aliaj, ndërsa trajner Arsim Thaçi /Scanner/

 

 

 

 

Exit mobile version