Lideri i Raiffaisen Liga e Parë e Kosovës në futboll, FC Suhareka nesër (e hënë) e pret në shtëpi FC Phoenix.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 15:00, ku FC Suhareka synon pikët e plota, duke ecur sigurt drejt inkuadrimit në Supërligën e Kosovës në futboll.
Sikurse në ndeshjet e kaluara, edhe këtë ndeshje, lojtarët e FC Suhareka e kanë marrë seriozisht duke vazhduar me përgatitje intensive.
Kujtojmë se president i FC Suhareka është Rrustem Aliaj, ndërsa trajner Arsim Thaçi /Scanner/