Skuadra e futbollit FC Suhareka, e cila u inkuadrua këtë sezon në Superligën e Kosovës, ka bërë transferimin e parë për këtë merkato.
Bëhet fjalë për mesfushorin Lorik Boshnjaku, i cili i bashkohet klubit te Suharekës me një kontratë 3-vjeçare.
Boshnjaku para transferimit në Suharekë luante në Superioren e Shqipërisë dhe ishte pjesë e ekipit të Vllaznisë.