FC Suhareka ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në Ligën e Parë në futboll. Klubi suharekas ka mposhtur Drenicën me rezultat 1-0.
Golin e fitores e ka shënuar Mavlan Zeka.
Me këtë rast, presidenti i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, ka përgëzuar lojtarët për këtë fitore.
Postimi i plotë:
Lojë e fortë, korrekte dhe fitore e merituar e FC “Suhareka”
Urime djem, urime Suhareka fitorja e parë!
Hapi i parë i hedhur mirë, të jep vullnet që hapin tjetër ta bësh edhe më mirë.
Futbollistët e FC” Suhareka” nën dirigjimin e një shtabi teknik të jashtëzakonshëm arritën ta bëjnë hapi e parë në kuadër të javës së parë të Ligës së Parë grupi “A”, në një përballje me skuadrën e deridjeshme të Superligës KF ”Drenica”, duke shënuar fitore të plotë.
Loja në frymë sportive në kufijtë e korrektësisë me plotë imagjinatë, me bashkëveprim të duhur dhe ë mirë u solli fitoren e parë në këtë edicion të ri të garave.
Krejt kjo u arrit falë përgjegjësisë së lojatareve në fushën e gjelbër me mbështetjen maksimale e adhuruesve në tribuna, që gjithmonë do të jenë lojtari e i 12-të i tyre.
Ndaj unë si President me bashkëpunëtorë i përgëzojmë të gjithë një për një duke iu premtuar mbështetjen e palëkundur në përmbushjen e synimeve tona.
Urime, vazhdojmë tutje …
Rrustem Aliaj, President i FC “Suhareka”
#fcsuhareka