16.8 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Suhareka mban gjallë shpresat për mbijetesë, shënon fitore ndaj Feronikelit ’74

- Advertisement -

Suhareka ka shënuar fitoren e parë në Superligë pas gjashtë ndeshjeve.

Në ndeshjen e javës së 33-të, skuadra e drejtuar nga Mirel Josa e ka mposhtur në udhëtim Feronikelin ’74, me rezultat 3-1.

Verdhezinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e gjashtë, me golin e Jakup Berisha.

Fitim Susuri, dyfishoi epërsin e Suharekës, në minutën e 29-të. Me rezultat 0-2 u mbyll pjesa e parë.

Skudra suharekase e siguroi fitoren megolin e sulmuesit Mevlan Zeka, në minutën e 57-të.

Golin e nderit për Niklin e shënoi Adonis Qorri në minutën e 73-të.

Me këtë fitore Suhareka shkon në kuotën e 36 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë në tabelë.

Në anën tjetër, Feronikeli ’74 ka disa javë që është përshendetur nga elita e futbollit kosovar, ku sezonin e ri do të garojë në Ligën e Parë.

Të ngjashme

Të fundit