Superliga e Kosovës nis sot me xhiron e dytë.
Në qytetin e Suharekës, klubi me po të njëjtin emër, i bën konak skuadrës së Dukagjinit, me takimin që nis nga ora 17:00.
Ndeshjen e kaluar, Suhareka barazoi pa gola në kryeqytet ndaj Prishtinës, derisa Dukagjini pësoi humbje nga Ballkani, po në Suharekë.
Kjo do të jetë ndeshja e vetme e ditës, derisa nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, para se xhiron ta mbyllë Gjilani – Ballkani të hënën.
Ndeshja Prishtina – Drita, e paraparë të luhet të hënën, është shtyrë për një datë tjetër, shkaku i angazhimeve të klubit gjilanas në Europë.