Lajme

Suhareka “bombardon” me superprurje, prezanton Krasniqin

By GAZETA SCANNER 1

August 31, 2024

Suhareka ka bërë të ditur se ka nënshkruar me mesfushorin Endrit Krasniqin.

Krasniqin ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin suharekas.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me super mesfushorin Endrit Krasniqin, i cili është përforcimi ynë i ri”, thuhet në njoftim.

“SuperKRASNIQI mesfushori me tipare fantastike e me cilësi të hatashme pas shumë ofertave i besoi projektit të klubit tonë duke u bërë pjesë e jona për 3 vitet e ardhshme”.

Krasniqi në Superligën e Kosovës ka qenë pjesë edhe e Prishtinës dhe Dritës, teksa së fundmi ishte te Shkëndija e Tetovës.