Mbreti i Suedisë, Lartmadhëria e Tij Carl Gustaf R e ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.
Në mesazhin e tij, ai ka shprehur urimet më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme dhe ka uruar prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
“Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Lartmadhëria e Tij, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur urimet e tij më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës. Në mesazhin e tij, Lartmadhëria e Tij, Mbreti Carl Gustaf R, ka uruar Presidenten Osmani për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Tack, Ers Majestät”, thuhet në njoftimin e Presidencës.






