11.4 C
New York
Sunday, April 13, 2025

Buy now

Sudani e njeh shtetin e Kosovës

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Sudani e ka njohur pavarësinë dhe shtetin e  Kosovës.

Republika e Sudanit ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës për zgjerimin e njohjeve.

Lajmi është konfirmuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, ku ajo shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike.

“Sudani ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, ka deklaruar Osmani në X

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit