8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Subvencionimi për energji, Rizvanolli thotë se do të përfitojnë mbi 10 mijë familje

- Advertisement -

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sa i përket konsumit të energjisë gjatë muajve të dimrit pritet të ketë një konsum prej 4.12 milionë megavat/orë, ndërsa gjenerimi nga ana e KEK-ut pritet të jetë 3.2 milionë megavat/orë.

Sipas Rizvanollit, Kosova do të ketë nevojë për të importuar 728 mijë megavat/orë energji elektrike që pritet të kushtojnë rreth 316 milionë euro.

Ajo ka dhënë detaje edhe për pajisjet që do të subvencionohen.

“Pajiset qe do të subvencionohen kaldajat me biomasë, dru pelet, briket do të subvencionohen me masë deri në 70% të vlerës së investimit ose deri në 1.200 euro, pompat termike të cilat ulin shpenzimin e energjisë elektrike deri 70 % në vlerë 30 % ose deri 2500 euro.Kondicionerët efiçentë të cilët gjithashtu ulin shpenzimet e energjisë elektrike deri në 70% do të subvencionohen deri në 40 % të vlerës ose deri në 400 euro dhe stufat individuale me vlerë efiçente me biomasë-dru të cilat për familje që janë në pjesë të skemave sociale do të subvencionohen me 90% ose deri 560 euro, ndërsa për të tjerët deri në 70 % apo 435 euro. Të ndihmojmë familjet që dëshirojnë të zëvendësojnë ngrohjen me energji elektrike me alternativa tjera, si pelet, briket, dru, ose me pajise elektrike që shpenzojnë 60-70 përqind më pak energji elektrike. Qëllimi i dytë është që të ndihmojmë të gjitha familjet pavarësisht me çfarë janë ngrohur e sidomos me ato me gjendje të rëndë ekomomike”, tha Rizvanolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit