21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Subvencionimi në bazë të moshës dhe gjinisë, Ministria e Ekonomisë: Janë njoftime të rreme

- Advertisement -

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se janë shpërndarë disa lajme të rrejshme në lidhje me subvencionimin e efiçiencës së energjisë, kinse subvencioni bazohet në moshë dhe gjini janë të pavërteta.

ME përmes një postimi në Facebook ka treguar për qytetarët se vetëm në adresat zyrtare të Ministrisë mund të gjejnë lajme dhe informacionet e sigurta dhe të vërteta.

Me qëllim të informimit të drejtë e korrekt të opinionit të gjerë, lidhur me disa njoftime të rreme në rrjete sociale rreth subvencionimit të efiçiencës së energjisë kinse subvencioni bazohet në moshë dhe gjini janë të pavërteta. Ministria e Ekonomisë (ME) ju njofton se të gjitha shpalljet, njoftimet dhe informacionet për dhe rreth Ministrisë së Ekonomisë, qytetarët mund t’i gjejnë vetëm ne rrjetet sociale të ME-së: ueb-faqe, Facebook, Tëitter dhe Youtube dhe në mediat/ portale të cilat operojnë në Kosovë.” – thuhet në njoftim.

Tutje sipas Ministrisë së Ekonomisë infomcionet e shpërndara nga kanalet e cekura në njoftim nuk janë reale.

Çdo informacion jashtë kanaleve të lartcekura, nuk janë reale. ME ju inkurajon që për çdo pyetje, kërkesë apo interesim t’i drejtoheni kanaleve zyrtare të ME-së në adresën elektronike zyrtare: [email protected].” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit