Banorja e Big Brother VIP Kosova, Suanita ka treguar për fejesën e saj, e cila ka zgjatur katër vjet dhe më pas ka përfunduar.
Për ish të fejuarin, ajo tha se ka qenë personi i duhur, por sipas saj, në kohën e gabuar.
Suanita u shpreh se po të njiheshin në moshën që ajo është aktualisht, do të ishin bashkë gjithë jetën.
“Ka qenë personi i duhur, por koha ka qenë e gabuar. Nëse do ta kisha njohur në këtë moshë, gjithë jetën do të kishim qenë bashkë”, është shprehur ajo.






