Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave sot është pyetur se a do të merrte dy paga nëse do betohej edhe si deputet.
Por, që Murati nuk kishte informacionet e duhura për t’u përgjigjur.
“Këtë informatë nuk e kam, se nuk isha në dijeni që do të bëhej kjo pyetje, pra nuk e kam të përgatitur”, tha ai.
Në rast se ka një situatë të tillë, Murati tha se “ka praktika të mëparshme mbi të cilat mund të bazohemi se si është vepruar”.