Home Lajme Botë Stuhia Hilary godet Kaliforninë dhe Meksikën: Rrugë të përmbytura, makina të bllokuara

Stuhia Hilary godet Kaliforninë dhe Meksikën: Rrugë të përmbytura, makina të bllokuara

0
Stuhia Hilary godet Kaliforninë dhe Meksikën: Rrugë të përmbytura, makina të bllokuara

Stuhia tropikale Hilary ka bërë që rrugët në të gjithë gadishullin e thatë Baja California të Meksikës të preken nga përmbytje vdekjeprurëse të dielën. Stuhia vazhdoi të lëvizte drejt pjesës jugore të Kalifornisë, ku përmbyti rrugë dhe rrëzoi pemë.

Autoritetet kombëtare janë shprehur të shqetësuara se përmbytjet mund të godasin edhe pjesët e tjera të vendit, deri në zona në pjesën veriore të vendit, si Ajdaho.

Sipas parashikuesve të motit, kjo është hera e parë në 84 vjet që Kalifornia Jugore goditet nga një stuhi tropikale. Këtë herë, stuhia Hilary ka sjellë përmbytje, rrëshqitje dheu, erëra të forta, ndërprerje të energjisë dhe rrezik për tornado.

Ajo bëri që në disa zona malore të binte shi më shumë se 15 centimetra, ndërsa iu afrua shifrave vjetore të shiut në zonat me shkretëtirë.

Në mbrëmjen e së dielës, Shërbimi Kombëtar i Motit në Los Anxhelos të Kalifornisë paralajmëroi për rrezik të konsiderueshëm nga përmbytjet në zonat malore në verilindje të Los Anxhelosit.

“JU LUTEM … QËNDRONI LARG RRUGËVE”, postoi agjencia në platformën X, të njohur më parë si Twitter.

Një kuti postare në një rrugë të përmbytur në Palmdale, Kaliforni, 20 gusht 2023.

Një person u mbyt më 19 gusht në qytetin meksikan Santa Rosalia në automjetin e tij shkaku i përmbytjeve. Ekipet e shpëtimit i shpëtuan katër persona të tjerë, tha Edith Aguilar Villavicencio, kryetarja e komunës Mulege.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, dhe ai i Nevadës, Joe Lombardo, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në zonat e drejtuara nga ta. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave tha se ekipet emergjente janë të gatshme për t’i furnizuar qytetarët në nevojë me ushqim, ujë dhe ndihmë të tjera.

“U bëj thirrje të gjithëve, të gjithëve në rrugën e kësaj stuhie, të marrin masa paraprake dhe të dëgjojnë udhëzimet e zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë”, tha presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Më vonë, Biden shkoi se është duke u informuar vazhdimisht për stuhinë dhe se ishte i gatshëm të ofrojë ndihmë federale.

Exit mobile version