10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Studimi: Nxënësit kosovarë përdorues më të mëdhenj të internetit sesa ata europianë

- Advertisement -

Mbi 20 për qind e fëmijëve kosovarë të moshës 11-16 vjeç konsumojnë produkte online me përmbajtje seksuale çdo javë, ndërsa rreth 8 për qind përditë. Rreth 22 për qind e të anketuarve kanë pranuar se kanë takuar fizikisht personin që e kanë njohur në internet, ndërkaq 2.1 për qind pranuan se ‘personi që takova pasi e kisha njohur në internet, më abuzoi seksualisht.

Rreth 92 për qind e nxënësve kosovarë të moshës 11-16 vjeç kohën më të madhe në internet e kalojnë duke parë videoklipenë Youtube apo duke dëgjuar muzikë; fëmijët kosovarë kanë më shumë smartphonë se fëmijët zviceranë; materiale me përmbajtje seksuale në internet konsumojmë dyfish më pak se bashkëmoshatarët e tyre serbë, ndërsa 21 për qind e fëmijëve kosovarë janë takuar fizikisht me njerëzit që janë njohur në internet, që është dyfish më e lartë se mesatarja e fëmijëve europianë.

Këto janë disa nga gjetjet e një studimi të sapobublikuar, i realizuar nga një grup studiuesish të komunikimeve, shkencave sociale dhe psikologjisë nga Kolegji AAB në bashkëpunim me ekspertë nga Universiteti i Peruxhas (Itali) dhe i financuar nga Ministria e Arsimit.

Studimi ka përfshirë 437 nxënës të moshës 11-16 vjeç nga 34 shkolla të Kosovës në qytete dhe në fshatra dhe ka përdorur pyetësorin e projektit shkencor europian “Kids Online”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit