6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Studimi i ri tregon se pse jemi më pak të stresuar pas pandemisë

- Advertisement -

Në një botë ku lajmet negative duket se mbizotërojnë, një sondazh i ri nga “Gallup Inc.” tregon se niveli i stresit global ka rënë që prej pandemisë. Ky studim përfshin më shumë se 146,000 njerëz nga 142 vende dhe zbulimet janë interesante dhe disi të papritura mund të themi.

Pozitiviteti në rritje

Sipas sondazhit, vetëm 37% e të rriturve në mbarë botën raportuan se ndihen të stresuar, një rënie e ndjeshme nga vitet e mëparshme. Në fakt, kjo është përqindja më e ulët e stresit që nga viti 2019. Një faktor i rëndësishëm në këtë rënie mund të jetë rikthimi gradual i jetës në normalitet pas kufizimeve të pandemisë.

Edhe përvojat pozitive kanë pësuar rritje

Studimi i ri tregon se pse jemi më pak të stresuar pas pandemisë

 

 

Përtej stresit të ulët, shumë njerëz raportuan përvoja pozitive gjatë ditëve të fundit. Rreth 85% e të anketuarve thanë se janë trajtuar me respekt, 71% ndiheshin të çlodhur, dhe 73% kishin përjetuar kënaqësi ose kishin buzëqeshur. Këto statistika tregojnë një tendencë globale drejt pozitivitetit dhe mirëqenies emocionale.

Shtetet e Bashkuara u renditën në mesin e listës globale, me një mesatare prej 73 pikësh sa u përmet përvojave pozitive dhe një mesatare të përvojave negative prej 34 pikësh. Këto rezultate tregojnë se amerikanët po përballen ende me pasojat dhe efektet e pandemisë, por gjithashtu përjetojnë edhe përvoja pozitive.

“Liderët” e përvojave pozitive

Vendet e Amerikës Latine, si Paraguai dhe Panamaja, ishin ndër liderët sa u përket përvojave pozitive, me pikët më të larta prej 86. Këto rezultate mund të duken të papritura për disa, por ekspertët thonë se këto vende kanë lidhje të forta shoqërore dhe një tendencë kulturore drejt pozitivitetit.

Vendet me përvojat më negative

Izraeli, Jordania dhe Guinea kryesuan listën e përvojave më negative, me nivele të larta të stresit dhe emocioneve negative. Konfliktet dhe sfidat ekonomike luajnë një rol të madh në këto rezultate.

Rëndësia e moshës dhe ndjenjës së vetmisë

Një faktor kyç në të gjitha rezultatet e studimit ishte mosha. Njerëzit e grupmoshës 15-29 vjeç ishin më pozitivët në mbarë botën, ndërsa ata mbi 50 vjeç ishin më pak pozitivë. Vetmia gjithashtu, luajti një rol të madh, me më shumë se një në pesë të rritur që ndiheshin të vetmuar. Vetmia shumëfishon emocionet negative dhe redukton ndjeshëm ato pozitive.

Pavarësisht sfidave të shumta globale, sondazhi i “Gallup”, tregon se njerëzit po përjetojnë më shumë përvoja pozitive dhe më pak stress sesa përpara pandemisë. Megjithatë, vetmia mbetet një problem i madh që kërkon vëmendje të veçantë. Në një botë që ndryshon vazhdimisht, të dhënat tregojnë se njerëzit janë më të lidhur me njëri-tjetrin dhe më pozitivë se më parë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit