3.1 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

Studimi i fundit: Shqiptarët ndër 20 kombet me IQ më të lartë, të parët në Ballkan

- Advertisement -

Platforma prestigjioze “International IQ Test” ka publikuar raportin e saj vjetor për vitin 2026, duke analizuar të dhënat e mbledhura nga mbi 1.2 milion njerëz gjatë vitit të kaluar.

Ky studim, i cili është një nga më të mëdhenjtë në botë për nga numri i pjesëmarrësve, ofron një pasqyrë të qartë të nivelit të inteligjencës logjike në nivel global.

Sipas të dhënave të përditësuara më 1 janar 2026, shtetet e Azisë Lindore dominojnë sërish treshen e parë. Kina renditet në vendin e parë me një mesatare prej 107.19, e ndjekur nga Koreja e Jugut (106.43) dhe Japonia (106.40). Një surprizë në këtë raport është renditja e lartë e Iranit dhe Gjermanisë, të cilat gjenden në top-listën e vendeve me performancën më të lartë logjike.

Në nivel rajonal, Shqipëria tregon një rritje dhe stabilitet domethënës krahasuar me dekadat e kaluara.

Shqipëria paraqitet me një IQ mesatare prej rreth 98.28, duke u pozicionuar afër mesatares globale (100), duke u radhitur e 19-ta, në mesin e 137 shteteve të botës, transmeton Zeri.info.

Në raport me fqinjtë e Ballkanit, Shqipëria kryeson listën.

Image

Raporti thekson se në 84,8% të shteteve rezultatet kanë mbetur të qëndrueshme me një luhatje prej më pak se 2 pikësh nga viti në vit, gjë që vërteton besueshmërinë e mostrës prej 1.212.714 personash.

Të ngjashme

Të fundit