Ne të gjithë e dimë se anashkalimi i larjes së dhëmbëve mund të çojë në kavitete, sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës.
Por një studim i ri nga Australia sugjeron se higjiena e dobët e gojës mund të ndikojë më shumë sesa vetëm dhëmbët tuaj – mund të lidhet gjithashtu me dhimbjet e trupit, duke përfshirë dhimbje koke dhe kushte kronike si fibromialgjia, veçanërisht te gratë, raportoi New York Post.
Botuar këtë javë në revistën Frontiers in Pain Research, studimi gjeti një lidhje të rëndësishme midis shëndetit të dobët oral dhe dhimbjes kronike, veçanërisht në mesin e grave të diagnostikuara me fibromialgji – një gjendje që shkakton dhimbje të përhapura, lodhje dhe shqetësime të gjumit.
“Ky është studimi i parë për të hetuar shëndetin oral, mikrobiotën e gojës dhe dhimbjen që përjetohet zakonisht tek gratë me fibromialgji” , tha Dr. Joanna Harnett, autore kryesore dhe profesoreshë e asociuar në Shkollën e Farmacisë në Universitetin e Sidneit.
“Gjetjet tona tregojnë një lidhje të qartë dhe domethënëse midis shëndetit të dobët oral dhe dhimbjes së kokës”
Studiuesit besojnë se lidhja mund të jetë në mikrobet që jetojnë në gojë. Këto mikroorganizma, kur janë të çekuilibruar për shkak të higjienës së dobët orale, mund të prishin sistemin nervor dhe të kontribuojnë në dhimbje sistemime.
Ekspertët vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e larjes së dhëmbëve dy herë në ditë dhe vizitës së dentistit të paktën një herë në vit për të mbajtur si dhëmbët, ashtu edhe trupin tuaj në formë më të mirë.