19.5 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

Studim: Sobat me dru mund të dëmtojnë mushkëritë si cigaret

- Advertisement -

Një studim i ri ka zbuluar se përdorimi i sobave me dru mund të ketë efekte të ngjashme me ato të duhanit në shëndetin e mushkërive.

Sipas kërkimit të paraqitur në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Respiratologjisë në Amsterdam, një numër i madh njerëzish që përdorin soba me dru kanë humbur kapacitetin e mushkërive më shpejt se ata që nuk i përdorin ato, transmeton klankosova.tv.

Studimi, i cili ka ndjekur mijëra individë gjatë 8 viteve, tregon se djegia e druve ka ndikim të rëndësishëm në shëndetin e frymëmarrjes, duke ndikuar negativisht në kapacitetin pulmonar të përdoruesve.

Gjetjet e këtij studimi vijnë pas shqetësimeve të ngritura nga aktivistët për ajrin e pastër, të cilët kanë kërkuar ndalimin e përdorimit të sobave në zonat e banuara. Sipas disa shifrave të mëparshme, djegia e druve në shtëpi mund të prodhojë më shumë ndotje të dëmshme se ndotja që vjen nga trafiku i automjeteve.

Ky shqetësim llogaritet global meqë miliona njerëz përdorin soba me dru për ngrohje gjatë dimrit.

Të ngjashme

Të fundit