6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Studim: Ligjet e armëve ndihmojnë në reduktimin e vetëvrasjeve, jo të vrasjeve, te fëmijët

- Advertisement -

Ligjet kufizuese të armëve mund të ulin shkallën e vetëvrasjeve te fëmijët dhe adoleshentët, por ato nuk duket se ulin rrezikun e tyre për t’u vrarë, thotë një studim i ri.

Shtetet me ligje që kërkojnë ruajtjen e sigurt të armëve të zjarrit dhe periudhat e detyrueshme të pritjes,  kishin shkallë më të ulët të vdekjeve nga vetëvrasjet te fëmijët më të vegjël se 18 vjeç, raportojnë studiuesit.

Megjithatë, sipas rezultateve, asnjë ligj për armët nuk ul rrezikun e fëmijëve për t’u vrarë me armë zjarri, madje edhe ato që ndalojnë qasjen për njerëzit në rrezik për të dëmtuar veten dhe të tjerët.

“Ishte befasuese për mua që asnjë ligj nuk duket se po ndikon në shkallën e vrasjeve te fëmijët, madje as qasja e sigurt”, tha studiuesja Dr. Krista Haines, asistente profesoreshë e kirurgjisë dhe shkencave të shëndetit të popullsisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Duke në Durham, N.C.

Për studimin, hulumtuesit analizuan të dhënat për më shumë se 17,000 vdekje nga armët e zjarrit të fëmijëve që ndodhën midis viteve 2009 dhe 2020, duke përfshirë më shumë se 6,700 vetëvrasje dhe më shumë se 10,200 vrasje.

Ata krahasuan 36 ligje të ndryshme të nivelit shtetëror të armëve të zjarrit për të parë nëse ndonjëri duket se zvogëlon ose rrit rrezikun e vetëvrasjes ose vrasjes për fëmijët.

Analiza “sugjeron që ne në fakt kemi disa ligje që funksionojnë,” tha Haines në një njoftim për shtyp.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit