Konkursi për kompozitorët e rinj ndërmarrë nga Ministria e Kulturës dhe Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, dedikuar krijimtariarisë së re muzikore, i hapur për gjithë krijuesit e rinj nga hapësira jonë mbarëkombëtare Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe diasporë, konsideruar një nga konkurset më serioze në Shqipëri, sjell triumfin e radhës të studentës të Fakultetit të Arteve, departamenti i artit muzikor, Fjolla Gashi.
Fjolla u shpërblye me çmimin e tretë për veprën “String quartet-Kuartet harqesh”, nga juria e cila përbëhej nga prof. Mauro Cardi – kompozitor, konservatori “Santa Cecilia”, Itali, docente Roberta Vacca, kompozitore dhe pianiste pranë konservatorit “Alfredo Cassela”, Itali, Eriona Rushiti dhe Gert Druga, kompozitor, Shqipëri.
Me këtë rast dhe për arritjet e saj në vazhdimësi, Fjolla i shpreh mirënjohjen profesorit të saj të kompozimit prof. Drinor Zymberi.
Kjo vepër fituese së shpejti do të jetë premierë në Tiranë.
Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se ka fituar çmimit (III) “Zadeja” në garën e kompozitorëve të rinjë të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Teatri Kombëtar I Operës dhe Baletit, e përbërë nga juria ndërkombëtare vepra ime u zgjodhe si vepër fituese, raporton Scanner.
Postimi i plotë i Fjolla Gashit:
Fituese e çmimit (III) “Zadeja” në garën e kompozitorëve të rinjë të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Teatri Kombëtar I Operës dhe Baletit, e përbërë nga juria ndërkombëtare vepra ime u zgjodhe si vepër fituese!
Pata nderin që ta pranoj çmimin nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri z.Skënder Durmishi! Vepra “String Quartet-Kuartet Harqesh” do të jetë premier në Tiranë.Dy nga çmimet u dhanë për kompozitor nga Shqipëria dhe mua nga Kosova.Uroj të gjithë pjesëmarrësit dhe fituesit si Kris Sopiqoti dhe Jetmir Zaganjori.
Mirënjohëse dhe shumë falenderuse profesorit Drinor Zymberi !
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2111828435816137&id=100009670032029&mibextid=Nif5oz