Studenti i drejtësisë dhe njëri nga organizatorët e protestës në Shkup, Yll Paçuku, thënë se protesta e sotme ndaj lejimit që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, nuk është e motivuar politikisht
“Shqiptarët janë popull autokton në këto troje, shqiptarët e Maqedonisë janë shtet formues, shqiptarët janë me tre Universitete, shqiptarët janë me gjuhë zyrtare dhe studentëve shqiptar që studiojnë juridikun ju takon edhe me kushtetutë edhe me ligj, por edhe sikur mos të ishin këto ligje do të ishte e kuptueshme, por ne kemi rrethanat të cilat kemi ligj që qartë e thekson këtë gjë dhe nuk kemi pra motiv nga ministri që të zbatoj, gjë që e bënë këtë çështje edhe më absurd”, ka thënë Puçuku në Edicionin Special në Klan Kosova
Ndër të tjera, ai thënë se mos zbatimi ka të bëjë direkt me pushtetin të cilët kanë fituar duke i sulmuar shqiptarët të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut.






