Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi i profesorit, Xhevat Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës, i akuzuar për ngacmim seksual.
Sapo rektori Qerim Qerimi mori fjalën në foltore, ai u ndërpre nga një grup aktivistësh të cilët ia drejtuan pyetjen se pse ai nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me rastin e profesorit Xhevat Krasniqi që është denoncuar për ngacmim seksual, njofton Klankosova.
“Pse nuk e keni fol asnjë fjalë publikisht për mbështetje, ju jeni edhe profesor. Jeni tu na rrejt në sy rektor”, u shpreh njëra nga aktivistet.
“Kam marrë një vendim për vendimin e përkohshëm të profesorit”, u shpreh ai.
Më pas rektori Qerim Qerimi la foltoren.
Fjalën e mori e para e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila u shpreh se rektori ka marrë vendim për suspendimin, derisa u bëri thirrje të pranishmëve që t’ua lirojnë sallën që ta vazhdojnë konferencën.
“E çmoj qe jeni të zëshëm për një temë kaq të rëndësishme. Si ministre ju mbështes. Edhe një rast i vetëm është i patolerueshëm. Rektori ka marrë vendimin për suspendimin, profesori është i suspenduar nga UP.