Lëvizja Feministe Studentore ka bllokuar anëtarët e Këshillit të Etikës dhe profesorin Xhevat Krasniqi, të cilët po kërkojnë përjashtimin e këtij të fundit nga Universiteti i Prishtinës. Krasniqi është akuzuar nga 27 studentë për ngacmim seksual.
Në seancën e pestë të Këshillit të Etikës, për herë të dytë i ftuar në dëshmi ishte vetë profesori Xhevat Krasniqi. Ai ka mohuar akuzat për ngacmim seksual, raporton EO.
Skandali i profesorit Xhevat Krasniqi është i madh.
27 denoncime janë ndaj tij për ngacmim seksual si profesor i Universitetit të Prishtinës.
Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, në Këshill të Etikës, ndërsa menjëherë pas denoncimit Mjekësia ka ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin, por jo edhe Universiteti i Prishtinës.
Ai vazhdon të ligjërojë në Fakultetin e Edukimit. Ligjërimi i tij u pengua sot nga studentët të cilët në shenjë revolte e ndërprenë ligjëratën përmes fishkëllimave.
Për këtë skandal të 27 denoncimeve nga studentet ndaj Xhevat Krasniqit, Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi.
Aty janë sjellur dëshmi dhe rrëfime nga ana e studenteve dhe mënyrën se si Krasniqi i ngacmonte seksualisht dhe sillej me gjuhë të rënde dhe veprime banale.