Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës u ka bërë thirrje studentëve që të ndalin manipulimet me shitje dhe blerje të dhomave të konvikteve.
Sipas këtij njoftimi, Qendra e Studentëve ka ndërmarr veprimet e nevojshme për parandalimin e kësaj dukurie duke angazhuar zyrtarë të cilët janë duke e gjurmuar këtë tendencë, por sipas tyre figurojnë profile të rrejshme, shkruan lajmi.net.
“Andaj i’u bëjmë thirrje studentëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve të shfaqura në rrjetet sociale. Ndaj këtyre rasteve do të merren masa ndëshkuese konform rregullorës së Qendrës së Studentëve dhe nuk do të lejohen të ndodhin këto veprime”, thuhet në njoftim.