19.5 C
New York
Monday, May 26, 2025

Buy now

Studentë serbë në Novi Sad protestojnë me thirrje shoviniste ndaj Kosovës, shkak incidenti në Mitrovicë të Veriut

- Advertisement -

Me thirrje nxitëse dhe shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë” studentë serbë në Novi Sad janë duke zhvillluar protestë në mbështetje të maturantit që incidentoi me një zyrtar policor në Mitrovicë të Veriut.

Media serbe “Danas” raportoi se nga ora 4:15 ka nisur protestë studentore si pasojë e këtij zhvillimi.

Orë më parë Policia e Kosovës mbajti konferencë për media në lidhje me qartësimin e situatës së zhvilluar në Mitrovicë të Veriut mes maturantit serb dhe zyrtarit policor.

Sipas Policisë së Kosovës, nuk ka pasur dhunë të ushtruar ndaj të riut serb dhe se ajo çka u paraqit për gjakosje ishte ngjyrë me marker.

Zyrtarin policor, në anën tjetër, Gazmend Hoxha tha se e kanë transferuar në Mitrovicë të Jugut, “me qëllim të evitimit të çfarëdo provokimi të mundshëm që do të mund të vinte ditëve në vijim”

Të ngjashme

Të fundit