Vizioni i LDK-së ka gjetur mbështetje të gjerë në takimet e radhës që kandidati për deputet, Besim Mulaj, zhvilloi në Studenicë dhe Trubuhovc. I shoqëruar nga kreu i Istogut, Ilir F. Ferati, Mulaj mori mesazhe të qarta përkrahjeje për rrugëtimin e tij drejt Kuvendit të Kosovës.
Sipas Mulajt, fryma miqësore dhe diskutimet e hapur dëshmojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës po përgatitet për një rezultat historik. Ai falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe u zotua se do të jetë zëri i tyre i fuqishëm në institucionet më të larta të shtetit.
Mbështetja e kryetarit Ferati për kandidatët e Istogut u pa si një pikë kyçe e këtyre takimeve, duke unifikuar votën e LDK-së në këtë bastion tradicional të partisë.
Postimi i plotë:
Studenica dhe Trubuhovci ishin takimet e radhës ku pata kënaqësinë të shpalos vizionin e LDK-së dhe angazhimin tim si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Takimet u zhvilluan në një frymë të hapur e miqësore, me diskutime të sinqerta dhe me fokus të përbashkët në rikthimin e madh të LDK-së, aty ku e ka vendin.
Kryetari Ilir F. Ferati, si gjithmonë, ishte nikoqiri i këtyre takimeve, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin dhe të votojnë kandidatët e LDK-së nga komuna jonë për Kuvendin e Kosovës.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për mikpritjen, mbështetjen dhe besimin. Bashkë vazhdojmë përpara. 💙🕊️
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123






