Nisi nga skaji më jugor i vendit.
26 janarin e këtij viti autoritetet kosovare ndërmorën aksion për mbylljen e 4 komunave paralele në Dragash, ku veç për këtë komunë operonte edhe ajo e Prizrenit, Rahovecit e Suharekës.
Një javë më vonë, më 2 shkurt iu vu dryni godinës ilegale në Goazhdec të Pejës, Osojan të Istogut, e Videjë të Klinës.
Rreth 10 kilometra nga kryeqyteti në Graqanicë, operon komuna paralele e Prishtinës ngjitur me atë paralele të po kësaj qyteze.
Pushtet lokal që funksion sipas sistemit serb krahas 4 komunave veriore, ka edhe në Shterpcë, Kllokot e Novobërdë.
Veç në këtë të fundit operojnë dy komuna paralele, ajo në Prekofc për Novobërdën e në Kufcë për Gjilanin.
Komunarët shqiptarë s’kanë shumë informacione për to, përveç që operojnë normalisht.
Ani se me to s’kanë telashe, sipas nënkryetarit shqiptar të Novobërdës, Bajrush Ymeri, ato pengojnë integrimin e serbëve në Kosovë.
Operimi i tyre nga paslufta mundësohet nga financimi që marrin prej Beogradit sipas ish-drejtorit ligjor në Ministrinë e Pushtetit Lokal, Shkelqim Jakupi.
E veprimet e ekzekutivit kosovar për mbylljen e secilës nga to, sipas tij janë të duhura.
Ndërkohë pas shuarjes së tyre, qytetarëve serbë kërkohet t’u ofrohen krejt mekanizmat e aparatit shtetëror të Republikës së Kosovës.