Sonte, duke filluar në orën 20:00, Partizani do ta luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në Ligen e Konferencës, kundër skuadrës Valmiera.
Ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena ” në Shqipëri, kurse gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Sandi Putros nga Danimarka.
Partizani e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2:1, kundër skuadrës nga Letonia me golat e Tedi Cara dhe Arinaldo Rrapaj.
Ndërsa edhe Struga do të luajë sonte me skuadrën Swift Hesperange në orën 20:00.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Stade de Luxembourg”, ndërsa gjyqtarë kryesor i ndeshjes do të jetë Matthew De Gabriele nga Malta.
Struga ndeshjen e parë e fitoi me rezultat 3:1 me golat e Besart Ibrahimit.