Dy nga reperët më të njohur të skenës shqiptare, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj, tash e një kohë i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre që zgjati me vite të tëra.
Për më shumë, dy yjet e hip-hopit janë shfaqur bashkë në skenën e koncertit ‘Alpha Show’ të organizuar nga Noizy të dielën mbrëma në Tiranë.
Padyshim se një nga momentet që nxiti brohoritjet e publikut ishte shfaqja e dyshes në skenë së bashku.
Arkimedi si i ftuar dhe Rigelsi si nikoqir i mbrëmjes, dolën bashkë në skenë dhe ata ndanë një përqafim para publikut.
“Mirënjohje dhe respekt Noizy. 14 gusht 2022 le të mbahet mend dhe të jetë shembull për të gjithë reperat!”, ka shkruar Stresi.