Reperi i njohur, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, i cili po kërkohet ende nga autoritetet në Kosovë, ka bërë disa postime në Instagram, për të paralajmëruar lansimin e këngës së tij “Ku je ti”.
Stresi publikoi së paku dy video, prej të cilave shpalosi një sekuencë të këngës së tij më të re.
“Po vjen së shpejti. Dëgjoni intron, imagjinoni refrenin ‘Ku je ti’”, shkroi reperi në postimet e tij në ‘InstaStory’.
Postimet e Stresit kanë qenë të shumta në rrjetet sociale, edhe përkundër faktit se po kërkohet nga autoritetet në Kosovë.
Ai është ende në kërkim për sherrin e shumë përfolur në Pejë, ku dyshohet se ishte përfshirë edhe kolegu i tij Noizy.