-0.7 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Stresi kërkon të bojkotohet koncerti i Malumës në Shqipëri: “Njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”

- Advertisement -

Prej kohësh është njoftuar se artisti latin, Maluma, do të mbajë një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mbrëmja është organizuar nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj,

Por, duket se ky organizimi i këtij koncerti nuk u prit edhe aq mirë nga reperi Stresi, i cili kërkoi nga të gjithë shqiptarët që ta bojkotojnë këtë koncert.

Në një shkrim të bërë në rrjete sociale, Arkimed Lushaj thotë se njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë, ndërkohë që kostoja e këtij eventi ka kaluar 700 mijë euro.

“Populli nuk ka bukë për të ngrënë? Dhe e dini sa ka shkruar kostoja e këtij koncerti? Mbi 700 mijë euro organizim. Bojkotojeni këtë koncert”, tha ai.

Maluma do të performonte në vitin 2020, por koncerti u shty për shkak të COVID-19.

Në koncert do të këndojnë edhe artistë të tjerë shqiptarë dhe Elgit Doda është njëri prej tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit