18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

“Stresi i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

- Advertisement -

Aktori Rrezart Veleshnja ka  pretenduar se fituesi i Big Brother VIP Kosova 1, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ende nuk i ka marrë 60 mijë eurot e çmimit të madh që fitoi dy vite më parë.

Por këtë deklaratë e ka mohuar me vendosmëri babai i reperit, Sali Lushaj, i cili foli në Klan Kosova.

Ai e quajti deklaratën e Veleshnjës si të pavërtetë dhe shpifje.

“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet”, deklaroi Lushaj.

Ai shtoi se menjëherë pas përfundimit të spektaklit, kishte ardhur në Klan Kosova për të nënshkruar kontratën me drejtorin e televizionit, dhe nuk ka pasur asnjë pengesë në përmbushjen e marrëveshjes financiare.

Të ngjashme

Të fundit