Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori kosovar për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi, ka deklaruar mbrëmë se po i ndryshon personaliteti shkaku i dialogut me Serbinë.
Nga presioni, ka thënë edhe se po i thinjen floktë.
Bislimi ka deklaruar se s’ka bisedë në Bruksel që s’i shkakton tension.
“Në qoftëse është rëndë, kjo nuk duhet të përkthehet në gatishmëri me lshu pej, rëndë është që ke presion më të madh, të thinjët flokët pak më shpejt, duhet me shku pak në qetsim mas dialogut. Nuk ka bisedë në Bruksel, që mua nuk më shkakton tension sesa një javë punë në Kosovë, sepse duhet të kujdesmi në maksimum edhe për presjet edhe pikat. Kam një frikë se ka filluar të ndryshojë personalitetin sepse kur jam me miq kujdesem edhe për pikat e presjet, ata më thonë nuk je me Lajcakun, je me neve”, tha Bislimi në RTK.