![STRESI – fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova STRESI – fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/stresi-4.jpg)
Publiku i gjerë i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova ka vendosur që çmimin e madh prej 200 mijë eurosh ta fitojë konkurrenti finalist, Stresi.
Stresi ka arritur t’i mboshtë të katër konkurrentët e tjerë që i kishte në finale, përfshirë Juliana Nurën, Artan Thaçin, Vedat Bajramin si dhe Mbresa Hajrullahun.
Rep artisti i famshëm, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ishte bërë pjesë e BBVK-së që prej natës hyrëse të pesë dhjetorit të vitit që lamë pas.
Përgjatë kësaj aventure të tij televizive, ai është përballur me një mori situatash interesante, të tensionuara, pikante e emocionuese.
Para pak kohësh, ai po ashtu kishte pranuar super surprizën më sensitive e që ishte video porosia nga ish gruaja e tij, Kejsi.