8.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Stresi dhe ankthi mund të jenë të dobishëm

- Advertisement -

Njerëzit përgjithësisht mendojnë për stresin dhe ankthin si koncepte negative, por ndërsa stresi dhe ankthi mund të arrijnë nivele jo të shëndetshme, psikologët kanë thënë prej kohësh se që të dy janë të pashmangshëm – dhe se ata shpesh luajnë një rol të dobishëm, jo vetëm ​​të dëmshëm në jetën tonë të përditshme.

“Shumë amerikanë tani ndjehen edhe më të stresuar duke qenë të shqetësuar për ankthin dhe stresin. Fatkeqësisht,në kohën kur dikush arrin tek një profesionist për ndihmë rreth stresit dhe ankthit ata kanë të ndërtuar idenë se këto kanë ndikime negative,” tha Lisa Damournjë psikologe private . Damour gjithashtu shkruan një kolonë të rregullt për The Neë York Times dhe është autore e librit “Nën presion: Përballja me sëmundjen e stresit dhe ankthit tek vajzat”.

Stresi zakonisht ndodh kur njerëzit veprojnë në skaj të aftësive të tyre – kur ata shtyjnë veten ose detyrohen nga rrethanat të shtrihen përtej kufijve të tyre të njohur, sipas Damour. Është gjithashtu e rëndësishme të kuptoni që stresi mund të rezultojë si nga ngjarje të këqija ashtu edhe nga ato të mira. Për shembull, të qenit i pushuar është stresues por edhe  kur sjell një fëmijë për herë të parë në shtëpi.

Ankthi gjithashtu merr një kuptim negativ çdoherë, sipas Damour.”Siç e dinë të gjithë psikologët, ankthi është një alarm i brendshëm, i dhënë nga evolucioni, që na paralajmëron për kërcënime të jashtme – siç është shoferi që vozit me pakujdesi në një korsi aty pranë – dhe i brendshëm – siç është kur ne jemi vonuar shumë gjatë kryerjen e ndonjë pune,”tha Damour.

Shikimi i ankthit si nganjëherë i dobishëm dhe mbrojtës i lejon njerëzit ta përdorin atë për të mirë. Për shembull, Damour tha që ajo shpesh u thotë adoleshentëve me të cilët punon në praktikën e saj që t’i kushtojnë vëmendje nëse fillojnë të ndjehen të shqetësuar në një festë sepse nervat e tyre mund t’i paralajmërojnë ata për një problem.

Kjo nuk do të thotë që stresi dhe ankthi nuk mund të jenë të dëmshëm, tha Damour. Stresi mund të bëhet jo i shëndetshëm nëse është kronik (duke mos lejuar asnjë mundësi shërimi) ose nëse është traumatik (psikologjikisht katastrofik). “Me fjalë të tjera, stresi shkakton dëm kur tejkalon çdo nivel që një person mund të thithë ose të përdorë në mënyrë të arsyeshme për të ndërtuar forcën psikologjike,” tha ajo. “Po kështu, ankthi bëhet jo i shëndetshëm kur alarmi i tij nuk ka kuptim. Ndonjëherë, njerëzit ndjehen në mënyrë rutinore në ankth pa asnjë arsye. Në raste të tjera, alarmi është totalisht në proporcion me rrezikun, siç është kur studenti ka një sulm paniku mbi një test të thjeshtë”.

“Kushdo që ndihet i tej pushtuar nga stresi, nëse është e mundur, duhet të marrë masa për të zvogëluar stresin e tij / saj ose të kërkojë ndihmë nga një profesionist i trajnuar për të mësuar strategji të menaxhimit të stresit. Për menaxhimin e ankthit, disa njerëz gjejnë lehtësim përmes librave të punës që i ndihmojnë ata të vlerësojnë dhe sfidojnë mendimet e tyre iracionale. Nëse kjo metodë nuk është e suksesshme, ose e preferuara, duhet të këshillohet një profesionist i trajnuar, “tha Damour.

Stresi i patrajtuar dhe ankthi mund të shkaktojnë mjerim të vazhdueshëm, por gjithashtu mund të kontribuojnë në një mori simptomash shtesë psikologjike dhe mjekësore, të tilla si depresioni ose një rrezik i rritur nga sëmundjet kardiovaskulare, sipas Damour.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit