8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Stres i lirë, shfaqet me dy femra në bikini pranë një pishine

- Advertisement -

Stresi po vazhdon të jetë i lirë ndonëse është i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Së fundmi, reperi ka ndarë me ndjekësit e tij një video në Instastory ku shihet me dy femra në bikini pranë një pishine duke mos e zbuluar lokacionin.

Artisti nga Shqipëria vazhdimisht është lajmëruar nga Instagrami duke thënë se nuk e ka ndërmend të dorëzohet, dhe gjithashtu po kërkon liri për miqtë e tij, Noizyn dhe DJ Crax.

Të tre, akuzohen për veprën si më lartë për një rrahje që ka ndodhur disa ditë më parë në një klub në Pejë, ku i lënduar rëndë ka mbetur Medi Iseni.

Noizy dhe DJ Crax janë lënë në burg me vendim të gjykatës në Tiranë dhe ende nuk ka njoftim nëse të njëjtit do të ekstradohen në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit