Sport

“Strateg” në fushë e në pankinë, “galaktikët” çmenden pas Xabi Alonso

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2023

Prej kohësh tashmë e ardhmja e teknikut, Carlo Ancelotti lidhet ngushtë me një kalim në stolin e pankinës së Kombëtares së Brazilit e për këtë arsye “galaktikët” e Real Madrid kanë filluar të kërkojnë pasuesin e tij, të cilin duket se e kanë gjetur.

Presidenti Florentino Perez është “i dashuruar” pas një prej “legjendave” të klubit, spanjollit Xabi Alonso, i cili në përvojën e tij të parë si trajner, tek “aspirinat” e Bayer Leverkusen ka shkëlqyer duke i kthyer këta të fundit në pretendentë seriozë të titullit në Bundesliga.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, “legjenda” e sulmit të “galaktikëve”, Raul Gonzalez ishte ai që do të promovohej nga akademia e “los blancos” për pankinën e skuadrës së parë, mirëpo bordi duket se ka ndryshuar mendim dhe tashmë emri që kërkohet është Xabi Alonso. /abcnews.al/