1.4 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Stradner vjen me një paralajmërim: Në vitin 2024 pritet një raund i dytë i përshkallëzimit në Kosovë

- Advertisement -

Specialistja në fushën e sigurisë dhe informacionit, Ivana Stradner ka dal me një paralajmërim.

Ajo në platformën “X” të shtunën u shpreh se në vitin 2024 pritet një “raund i dytë” i përshkallëzimit të tensioneve në Kosovë.

Ajo shtoi se përshkallëzimi do të jetë posaçërisht në pjesën veriore të territorit kosovar që banohet kryesisht me serbë etnikë.

Stradner e rikujtoi sulmin e dhunshëm të protestuesve serbë në fund të majit të vitit të kaluar në Zveçan KFOR-it, duke paralajmëruar se përgjatë këtij viti mund të jetë përsëri një skenar i ngjashëm.

“Kjo është ajo çfarë Uashingtoni priste gjithashtu nga Serbia, por Vuçiç është përfaqësuesi i Rusisë që do vetëm paratë perëndimore, kështu që ky plan nuk do të funksionojë. Vitin e kaluar 90 paqeruajtës të NATO-s u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në veri të Kosovës. Në vitin 2024 pritet një raund i dytë”, paralajmëroi për herë të dytë ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit