Nga Hisen Berisha
Djetë vite më parë, falë letërkëmbimit të ish Presidentit Thaçi me NATO, u qel rruga për ta shndërruar FSK me mision civil, në Forcë me mision ushtarak.
Ai letërkëmbim ishte në përputhje të plotë me obligimet që Kosova kishte marr ndaj NATO-s, bazuar në kapacitetet e veta institucionale, me shpalljen e pavarësis dhe të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbatoj me seriozitetin më të madh.
Ai letërkëmbim, serioziteti i treguar në zbatimin e çdo marrëveshje dhe obigimi që merr Kosova si shtet, i hapi rrugë Ligjit për formim të Ushtrisë së Kosovës në Dhjetorin e vitit 2018.
Pas krejtë këtyre të arriturave në rrumbullaksimin e shtetësis së Kosovës, falë politikës së menqur të Presidentit Thaçi, e përfundoj misionin ICO (Peter Faith)2012;
U miratua Ligji për formimin e Forcës me mision ushtarak me 2018;
Ju heqën kompetencat ekzekutive EULEX-it. Etj.
Përkundër të gjitha këtyre të arriturave, qeveria Kurti bëri marrëveshje anti kushtetuese si kjo e 11 korrikut 2023.
Me këte marrveshje ju hoqën kompetencat kushtetuese Policisë së Kosovës dhe po ju kthehen kompetencat ekzekutive EULEX-it.
Me ketë dhe faktin se atje janë tëhequr nga institucionet shtetëtore përfaqësuesit e komunitetit serb në nivel lokal e qëndror, kjo është tradhti institucionale shtetërore që po i bëhet Kosovës.
Prandaj kërkesa e Sekretarit të NATO që Policia e Kosovës – Njësitë për Operacione Speciale, të mos ndërmarrin veprime në Veri, pa lejen (kordimin) me KFOR, është pasoj e marrveshjes se Bratislaves me Serbin, me 11 Korrik 2023.
Me ketë, forcat që dominojnë në Veri të vendit mbesin (përveç KFOR me mandat) trupat e organizatave terroriste, që i ka shpallur qeveria si, “Brigada e Veriut”, “Rojat e Urës”, “Mbrojtja Civile”, “Qëndra Humanitare” alias e spijunazhit ruso-serbe, etj.
Tash po del profecia e Krytarit Veseli, se ky (Albin Kurti) do ta kthej Serbin në Kosovë, për faktin se në atë pjesë të shtetit, nuk mund të veprojnë as organet shtetërore politike e administrative, Forca ka kufizimet e veta nga Letërkëmbimi 2013, Policisë së Kosovës iu suprimuan kompetencat që iu bartën me pavarësinë e Kosovës, e tani atje kemi kthim në situatën e para pavarësisë nën Rezolutën 1244, pra, para kohë kur qeveria Thaçi 1, vendosi pushtetin shtetëror në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.
Në koment, marrëveshjet: obligimi i Presidentit Thaçi në vitin 2013 për FSK dhe marrëveshjes së Kryeministrit Kurti me 11 Korrik 2023, për PK.