Nga Hisen Berisha
Stop me retoriken mashtruese Albin & Co! Konteksti Vuçiq – Kurti është çështje politike dhe civile jo ushtarake. Këtu, nuk ka hapësirë për veprim të FSK!
Në rast cenimi të sovraniteti territorial, si pasoj e ndonjë sulmi apo ndërhyrje nga jasht, Forcën nuk e ndal asnjë marrëveshje ta kryej misionin e saj ligjor e kushtetues.
Letër urdhëresa, që FSK-ja të mos dërgohet në veri, të cilës i referohet Kryeministri Kurti, ka të bëj me proceset e zhillimit të shtetësisë dhe me partneritetin që ka Kosova me NATO dhe misionin e saj, gjegjësisht KFOR, që e ka përgjegjësinë për garantimin e integritetit dhe sovranitetit, në rast cenimi nga jasht e brenda vendit, në sinkron të plotë me kapacitetet që krijon Kosova dhe përgjegjësitë që merr.
Po ashtu, në domenin aktual të PUN-KFOR, është të ofroj edhe ambient të sigurtë për të gjithë. Mbi ketë bazë KFOR është obliguar, se “nuk do të lejoj pengesa (barrikada) që pengojnë lëvizjes e lirë, për qytetarët”.
Sot, gjëndja e krijuar në Komunat veriore është rezultat i veprimeve të pa përgjegjshme të Kryministrit dhe Presidentes, të cilët po duken si personazhi i Don Kishotit në romanin e Miguel de Servantes, me idilin e tyre për madhështi, me çka po krijojnë pasoja të pa rikuperueshme për vendin e popullin.
Pra e vërteta është se, në Veri nuk ka asnjë mekanizem të shtetit të Kosovës duke funksionuar. Për disa orë, ranë nga funksioni edhe EULEXi, pas gjuajtjes me bobë. Sot, qënka kthyer kontrolli i EULEX dhe KFOR, pasi shefi i “Listës serbe”, ka “urdhëruar” hapjen e qarkullimit për ata, ndërsa për Policinë e Kosovës jo.
Pra, duhet bërë e ditur se situata e krijuar nuk është pasojë e dokumenteve themeltar të FSK por e urdhërave të gabuar të drejtuesve aktual të shtetit presidences dhe qeverisë së Kosovës.
Amerika i kërkoj Albinit:
1. Shtyerjen e masave për tabela,
2. Kthimin e serbëve ne institucione dhe 3. Formimin e asociacionit të komunave me shumicë të komunitetit serb.
Refuzimi për ti kryer këto detyra nga ana e segmentit shtetëror të Kosovës, ka eskaluar fillimisht retoriken, e pastaj veprimet e serbëve.
Situata aktuale ka një Polic të Kosovës të plagosur dhe një qytetarë serb të arrestuar.
Çka hyn këtu FSK?
Pra kushdo që i referohet FSK, në ketë situate edhe sikur Forca të kishte statusin e një armate edhe sikur të ishte në NATO, ajo deri këtu se ka hapsiren e saj për veprim.
Çështja e kontekstit Vuçiq – Kurti është politike dhe civile, jo ushtarake.
Pra gjendja e krijuar në veri nuk ka nevoj për FSK-në, sepse nuk ka hyrë Ushtria e Serbis, por ka nevoj për Policinë, e cila me përkushtim sublim po kryen detyrat ligjore e kushtetuese dhe ka nevoj për vendime të mençura politike të Qeverisë! Po ashtu, ka nevoj për mbështetje buxhetore, e cila bazuar në Ligjin për buxhetin 2023, retoriken demagogjike e mashtruese të personazhëve të Orwellit, është në diskrepancë të thellë me nevojat reale të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Kosovës, për të arritur nivelin e operacionalitetit ndaj kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë kombëtare.