Vërejtjet e Stoltenberg erdhën pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken dhe homologët e tij të NATO-s u mblodhën në Rumani për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën ndërsa Moska vazhdon të bombardojë infrastrukturën energjetike.
“Dera e NATO-s është e hapur”, tha Stoltenberg.
“Rusia nuk ka veto” ndaj vendeve që anëtarësohen, tha ai për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në aleancën e sigurisë. Fqinjët nordikë aplikuan për anëtarësim në prill, të shqetësuar se mund të jenë shënjestra e radhës për Rusinë.