Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës veri-atlantike në “periudhë afatgjatë”, mirëpo ka thënë se çështje më me rëndësi tani që është të mbetet shtet i pavarur përballë luftës së Rusisë.
“Aleatët e NATO-s janë pajtuar që Ukraina do të jetë anëtare e aleancës sonë, mirëpo ajo është perspektivë afatgjatë”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve gjatë një vizitë në kryeqytetin finlandez, Helsinki.
Stolteberg ka shtuar se “çështja kyçe tani është që Ukraina të triumfojë si komb i pavarur sovran, prandaj na duhet ta mbështesim Ukrainën”.
Pas luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenky i ka bërë thirrje aleancës ushtarake që t’ia mundësojë shtetit të tij një anëtarësim të shpejtë.
Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në BE, në shkurt të vitit 2022, pak pasi ka nisur lufta e Rusisë në territorin e saj, dhe i është garantuar statusi i kandidatit në qershor.
Kur lufta të përfundojë “ne duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet”, ka thënë Stolteneberg në një konferencë për media me kryeministren finlandeze, Sanna Marin.
“Presidenti Putin nuk mund ta vazhdojë sulmin ndaj fqinjëve. Ai dëshiron ta kontrollojë Ukrainën dhe nuk ka plane për paqe, ka plane për më shumë luftë”.