Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet destabilizuese dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ai pas mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të shteteve të NATO-s, tha se trupat e KFOR-it po patrullojnë më shumë në veri pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“Në përgjigje të tensioneve të fundit në Kosovë, NATO ka dislokuar qindra forca rezervë shtesë në operacionin tonë të KFOR-it në javët e fundit. Dhe ne jemi duke bërë më shumë patrulla në veri të Kosovës. Këta janë hapa të matur për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së në mënyrë të paanshme. Beogradi dhe Prishtina duhet të sillen me përgjegjësi, të përmbahen nga veprimet destabilizuese dhe të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE. Kjo është e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme në Kosovë”, tha ai.
I pyetur se sa do të zgjasë mandati i KFOR-it në Kosovë, Stoltenberg tha se misioni ka mandat të qartë nga OKB-ja dhe se nuk ka indikacione se do të ndryshojë.
“Ne kemi një mandat shumë të qartë të OKB-së dhe natyrisht ne vazhdojmë ta ndjekim atë mandat, dhe nuk ka asnjë tregues që mandati do të ndryshojë. NATO ka një histori, ne kemi një përgjegjësi në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe në Kosovë në veçanti, dhe ne e marrim këtë shumë seriozisht. Pra, ne tani kemi rritur praninë tonë me disa qindra trupa në Kosovë, me batalionet e reja nga Rumania, Bullgaria dhe gjithashtu Mbretëria e Bashkuar ka dislokuar më shumë forca si pjesë e pranisë së NATO-s në
“Ne kemi një mandat shumë të qartë të OKB-së dhe natyrisht ne vazhdojmë ta ndjekim atë mandat, dhe nuk ka asnjë tregues që mandati do të ndryshojë. NATO ka një histori, ne kemi një përgjegjësi në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe në Kosovë në veçanti, dhe ne e marrim këtë shumë seriozisht. Pra, ne tani kemi rritur praninë tonë me disa qindra trupa në Kosovë, me batalionet e reja nga Rumania, Bullgaria dhe gjithashtu Mbretëria e Bashkuar ka dislokuar më shumë forca si pjesë e pranisë së NATO-s në Kosovë. Pra, kjo ishte një nga pikat apo çështjet kryesore të diskutuara në takimin e ministrave të Mbrojtjes.
Dhe ka një situatë të tensionuar dhe të vështirë, e ndjekim me shumë kujdes. Ne kemi rritur praninë tonë, veçanërisht në veri, dhe mesazhi kryesor është se si Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën ose të rrisin tensionet dhe të përmbahen nga retorika nxitëse, dhe Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE. Mendoj se ky është gjithashtu një nga mesazhet e rëndësishme nga takimi i sotëm, është se në Kosovë shohim se si NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë krah për krah, prania ushtarake e NATO-s, prania e shtuar ushtarake e NATO-s mbështet përpjekjet diplomatike dhe politike të Bashkimit Evropian”, përfundoi ai.
Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit në një sulm terrorist u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.