Home Lajme Botë Stoltenberg bisedë telefonike me Zelenskyn: Ukraina, më pranë se kurrë me NATO-

Stoltenberg bisedë telefonike me Zelenskyn: Ukraina, më pranë se kurrë me NATO-

0
Stoltenberg bisedë telefonike me Zelenskyn: Ukraina, më pranë se kurrë me NATO-

Ukraina është më afër NATO-s se kurrë”. Kështu është shprehur shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg nëpërmjet një postimi në Twitter, ku ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymr Zelensky.

Ai njofton se kanë folur për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit.

“Ne dënojmë fuqishëm përpjekjen e Moskës për të përdorur ushqimin si armë. NATO do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.”, shtoi ai.

Kujtojmë që Rusia njoftoi pak ditë më parë pezullimin e marrëveshjes derisa të plotësohen kërkesat e Moskës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska nuk do të ishte pjesë e marrëveshjes derisa të plotësoheshin kërkesat e saj për të eksportuar produktet bujqësore ruse në vendet e botës.“Kur të zbatohet ajo pjesë e marrëveshjes së Detit të Zi që lidhet me Rusinë, Rusia do t’i kthehet menjëherë zbatimit të saj”, tha Peskov.

Exit mobile version