Home Lifestyle Moda Stjuardesa tregon këpucët që nuk duhet të vishni kurrë në avion

Stjuardesa tregon këpucët që nuk duhet të vishni kurrë në avion

0
Stjuardesa tregon këpucët që nuk duhet të vishni kurrë në avion

Stjuardesa Andrea Fischbach zbuloi për WhatToWear se cilat këpucë nuk duhet të vishen kurrë në aeroplan për të garantuar rehati dhe siguri gjatë fluturimit.

Një stjuardesë e American Airlines zbuloi se ajo nuk rekomandon këpucë me taka të larta dhe sandale të hapura, sepse ato “e bëjnë të vështirë evakuimin e shpejtë në rast urgjence”.

“Këpucët me taka mund të dëmtojnë daljet e sigurisë ose të lëndojnë dikë nëse rrëshqasin. Ju rekomandoj fuqimisht që në fluturim të mos vishni këpucë me taka apo sandale, kryesisht për arsye sigurie”, tha ajo dhe shtoi: “Nëse ka një evakuim urgjent, duhet të hiqni këpucët me taka në mënyrë që të mos rrëshkisni. Kush e di se çfarë kushtesh do të hasni gjatë një ulje të detyruar. Përveç kësaj, ato nuk janë shumë praktike kur duhet të vraponi nëpër aeroport”.

Zgjedhje e keqe për një fluturim

Por pse stjuardesat veshin taka të larta? Andrea thotë se stjuardesat i ndryshojnë këpucët pas ngritjes, sepse takat e larta janë jashtëzakonisht jopraktike. Plus, ajo thekson se këpucët me taka të larta shpesh ndezin një alarm të detektorit metalik.

Andrea shtoi se sandalet nuk janë zgjidhje inteligjente për fluturimet e gjata sepse ka shumë probabilitet që këmbët të jenë të ftohta dhe për arsye higjienike nuk janë zgjidhja më e mirë për të hyrë në tualet në avion./abcnews.al/

Exit mobile version