4.8 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi i Prizrenit”

- Advertisement -

Në një seancë solemne të Kuvendit të Komunës, ish-Presidentin kroat, Stjepan Stipe Mesiq u shpall “Qytetar Nderi i Prizrenit”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe veprën e tij për popullin shqiptar.

Me këtë rast, u nderua një personalitet i jashtëzakonshëm dhe iu shpreh edhe një herë mirënjohja, në emër të popullit tonë, për gjithçka që ai ka bërë për shqiptarët kudo që jetojnë.

“Kontributi i z. Mesiq në forcimin e lidhjeve mes vendeve shqiptare dhe Kroacisë, ka qenë i madh, pavarësisht se në historinë e vendeve tona, kemi qenë kombe e vende mike përherë, por, z. Mesic e forcoi dhe e ndërtoi lidhjen me rrënjë të forta e të qëndrushme”, thuhet në njoftimin e Komunês së Prizrenit, transmeton Scanner.

Ndërkohë, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shkruar:

Sot, isha jashtëzakonisht i nderuar që, në një mbledhje solemne të Kuvendit të Komunës, ta shpallim ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan “Stipe” Mesiq “Qytetar Nderi të Prizrenit”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe veprën e tij për popullin shqiptar.

Me këtë rast, nderuam një personalitet të jashtëzakonshëm dhe i shprehëm edhe një herë mirënjohjen, në emër të popullit tonë, për gjithçka që ai ka bërë për shqiptarët kudo që jetojnë.

Kontributi i z. Mesiq në forcimin e lidhjeve mes vendeve shqiptare dhe Kroacisë, ka qenë i madh, pavarësisht se në historinë e vendeve tona, kemi qenë kombe e vende mike përherë, por, z. Mesiq e forcoi dhe e ndërtoi lidhjen me rrënjë të forta e të qëndrushme.

Faleminderit President Stjepan “Stipe” Mesiq!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit